Mesditën e sotme një attentat mafioz i mori jetën Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, ku e gjithë ngjarja ndodhi për 25 minuta sapo viktima mbërriti në tokën shqiptare.
Gazetari Trashëgimi Sokolaj tha se duhet hetuar largimi jashtë vendit i mikut të Danit i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e sotëm. Më tej, Sokolaj tha se Dani ishte njeri besnik i Shullazit dhe funksional i tij, ku kryente punët e Shullazit jashtë burgut.
“Largimin jashtë vendit, si e ka justifikuar në punë. Është larguar në datën 7, si është historia. Ka qenë i inflitruar, por krimi e dekonspiroi vetë. AMP nuk e ka objektiv grupet kriminale, është për krimet brenda rradhëve të policisë. Gilmando Dani në 2016 është arrestuar me një armë në automjet dhe nuk po përcaktiohej e kujt ishte arma. Dani është një njeri besnik i Shullazit dhe funksional i tij.
Gilmando Dani ka përgjime ku merr në telefon Ccyrbjen sepse ai ishte personi i kontaktit, merrte informacion dhe kishte kontakte. Në 41 bis u fut sepse kishte komunikime dhe potencial kriminal. Ka prishur një miting në zgjedhjet e 2011 të Vasilika Hysit.”
Gazetarja Etleva Delia tha se Shullazi ka dalë nga burgu 41 bis, ku i janë gjetur më parë telefona me SKY Ecc.
“Ka pasur shumë raste ku Dani është hetuar për raste vrasjesh, mbante biznesin e Emiljano Shullazit. Ka pasur raste ku Shullazit I janë gjetur telefona me SKY, madje dhe në 41 bis. Ka qëndruar një vit në 41 bis. Pati dhe një precendetë në Kushtetuese ku ankimoi këtë vendim, drejtoria e Burgjeve kërkonte izolim në 41 bis pa përmendur materialet.”
Gjatë emisionit, në celularin e moderatorit Sokol Balla mbërrin një mesazh nga një avokate ku thuhej ‘ Gilmando Dani ishte mjaftueshmërisht i lexuar, ishte i vetmi që kërkonte libra në 41 bis.” / abcnews.al /

