Mesditën e sotme një attentat mafioz i mori jetën Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, ku e gjithë ngjarja ndodhi për 25 minuta sapo viktima mbërriti në tokën shqiptare.
Gazetari Fatos Mahmutaj tha për ‘Real Story’ se siguria në aeroporte është në pikëpyetje duke përmendur një rast personal ku e ngatërruan në aeroport me një person tjetër dhe tentuan ta rrëmbejnë. Më tej, Mahmutaj tha se agjensitë ose hakerat mund të nxjerrin të dhënat që ndihmojnë autorët të gjurmojnë lëvizjet e shënjestrës.
” Kemi raste ku në aeroporte janë tentuar të marrin peng, Ervis Martinaj në aeroportin e Prishtinës. Kam pasur një rast timin në Rinas ku desh kam përfunduar peng. Së bashku me gazetarin Julian Kasapin, në dalje të aeroportit, na kishin ngatërruar me një person dhe duke më parë mua duke më parë telefonin më pyesin nëse jam unë ai që isha në telefon.
Ai u largua dhe kur fola me një familjar timin polic, më tha të njoftoja në policinë e Rinasit. Personi kishte kaluar pas kurrizit tim dhe kishte qenë me të njëjtin avion me mua. Ka shumë raste ku paguan para dhe kontrollon lëvizjet e hasmit tënd, janë agjensitë e fluturimit që mund të dekonspirojnë. Me agjensi ose me hakera. Në aeroport është e pamundur sepse stafi është i kontrolluar dhe lënë gjurmë.” / abcnews.al /

