Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rumani, gjenden fragmente droni pas sulmeve ruse në portin ukrainas

schedule17:46 - 11 Nëntor, 2025

schedule 17:46 - 11 Nëntor, 2025

Qeveria rumune ka njoftuar se ka zbuluar “fragmente të mundshme droni” në territorin e saj, pas sulmeve ajrore ruse ndaj portit ukrainas të Izmailit, në lumin Danub.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë bëri me dije se autoritetet janë informuar për “rënien e një objekti ajror në tokë, rreth 5 kilometra në jug të kufirit” në rajonin verior të Tulceas.

Forcat ushtarake janë dërguar menjëherë në zonë, ku kanë konstatuar praninë e copëzave që dyshohet se i përkasin një droni. Ministria shtoi se zona është rrethuar dhe po zhvillohen hetime për të përcaktuar origjinën e objektit.

Shërbimet rajonale të emergjencës thanë se morën një telefonatë për rënien e mundshme të një objekti nga ajri dhe, pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit konfirmuan se përplasja me tokën nuk kishte shkaktuar zjarr apo dëme materiale.

Rumania, vend anëtar i NATO-s, ka raportuar disa herë gjatë muajve të fundit raste të ngjashme, pasi sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase pranë Danubit shpesh janë zhvilluar shumë afër kufirit rumun.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!