Grupi parlamentar i PD e ka konsideruar një vendim arbitrar përjashtimin e kreu të opozitës Sali Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Në një raportim nga selia e PD, gazetari Andon Kello tha për ABC News se grupi i PD sqaron se të gjitha përjashtimet do të kenë përgjigje propocionale.
Kello tha se Berisha nuk do marrë pjesë vetëm në një seancë plenare atë të javës së ardhshme, pasi në këtë javë nuk do të ketë parlament
Kujtojmë se PS kërkoi përjashtimin e Berishës deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit, por komisioni i Etikës caktoi përjashtimin e tij me vetëm 10 ditë.
Minimizimi i përjashtimit të Berishës ka sjellë edhe minimizim të bojkotit të PD në komisione. PD nuk mori pjesë sot në vetëm një komision atë të reformës territorjale.
Vetë bashkëkryetari i këtij komisioni Luciano Boci sqaroi se PD nuk ka vendim për të bojkotuar reformën territoriale, por mungesa në mbledhjen e parë është qëndrim i PD për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament. Qëndrim që sipas Bocit, vlen vetëm për dy komisionet e posaçme, dhe jo për komisionet e përhershme./abcnews.al

