Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë.
Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.
“Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.
Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.
“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.
/abcnews.al/

