Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë, digjet dhe një automjet i parkuar pranë tij

schedule14:27 - 10 Nëntor, 2025

schedule 14:27 - 10 Nëntor, 2025

Mëngjesin e sotëm në Vlorë, dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të K.B është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur fikjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!