Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritje pagash në OSHEE/ Rama tregon shifrat: Sa do përfitojnë elektricistët dhe inxhinierët

schedule11:45 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:45 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se qëllimi strategjik i qeverisë është shpallja e sovranitetit energjetik të vendit, me synimin për ta bërë Shqipërinë të pavarur nga importet dhe luhatjet e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Ai theksoi se ulja e çmimit të energjisë elektrike me 10% ishte një lajm pozitiv për qytetarët, duke kujtuar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë që ka përjetuar një ulje të tillë në vitet e fundit.

Më tej, Rama foli gjithashtu për rritjen e pagave në sektorin energjetik, duke bërë të ditur se për 6,800 punonjësit e kompanisë OSHEE do të ketë një indeksim me 6.1% dhe rritje pagash për elektricistët dhe inxhinierët e kompanisë.

“Objektivi strategjik është  të shpallim sovranitetin tonë energjetik, që mos të jemi më të varur as nga import i energjisë as nga luhatje katastrofike që sjellin krizat në industri, siç dhe i kemi përjetuar kohët e fundit në mënyrë shumë dramatike.

Për të gjithë ata që ë konsumojnë dhe e  paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte lajm pozitiv, edhe pse si gjithë lajmet pozitive në këtë vend, patën nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i heq asgjë fakti që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë, ulje me 10%, në ndërkohë që siç e preku dhe zv.kryeministrja në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një pune e posaçme për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe jemi dëshmitarë që OSHEE ka realizuar me sukses disa thirrje të reja për të marrë njerëz të kualifikuar.

Për 6800 punonjësit e kompanisë do ketë indeksim të pagave me 6.1%. Në radhë të dytë, që për të gjithë elektricistët e kompanisë me rritje page me 7 mijë e 500 lekë të reja në muaj, dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do ketë rritje page me 12 mijë e 500 lekë të reja në muaj lekë në muaj.

Të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe padiskutim plotësisht të merituara për një skuadër të madhe, që rrit në mënyrë të qëndrueshme perfomancën dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!