Altin Dumani skualifikohet nga gara për kreun e SPAK

schedule15:02 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 15:02 - 19 Dhjetor, 2019

Altin Dumani është skualifikuar nga gara për të qenë kreu i SPAK. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Dumani ka marrë 4 vota në KLP dhe jo 6 të tilla të cilat do të bënin që ai të kualifikohej për të vijuar garën.

Dumani u votua pro nga Tartar Bazaj, Besnik Cani, Arben Dollapaj dhe dhe Esmeralda Cani.

Pas Dumanit u votua edhe Arben Kraja, i cili mori gjashtë votat e nevojshme për të qenë kandidat potencial për kreun e SPAK. Mësohet se Kraja ka marrë votat e duhura për të qenë kanditat, ndërsa pritet edhe votimi i kreut të KLP Gent Ibrahimi, i cili ka të drejtën e dy votave për të mësuar kreun e SPAK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!