Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge brenda në kishë!/ Tre klerikët akuzohen se bashkëpunuan me dy shqiptarë

schedule20:49 - 9 Nëntor, 2025

schedule 20:49 - 9 Nëntor, 2025

Tre priftërinj kanë rënë në prangat e policisë greke, për shkak se akuzohen nga autoritetet së merren për trafik lëndësh narktoike. Tre priftërinjtë, mësohet se bashkëpunonin me një grua dhe një burrë shqiptar, të cilët ishin drejtuesit e këtij grupi.

Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës në Greqi, zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa në një rast ka pasur trafikim drogë në një tjerë oborr kishe.

Një prej priftërinjëve 46-vjeçar ruante dhe shiste drogë në Kishën. Kishte raste kur ai dilte nga kisha i veshur me rrobat e tij dhe u shiste drogë klientëve në rrugë. Prifti tjetër 40 vjeçar u arrestua në Rodos pasi u kap me një valixhe me 2 kilogramë e 200 gramë kokainë të cilën më pas ja dorëzoi një shqiptari rreth 38-vjec.  Prifti i tretë, 25-vjecar ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e migrantëve të parregullt.

Gjatë operacioni policia sekuestroi 2.2 kg kokainë, 9 kg marijuanë, 4 makina, 4 mije 400 euro dhe 25 mijë lek shqiptare.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!