Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zgjedhjet, demokratike dhe jo dinamike’, Gjyli: Mosmbajtja e zgjedhjeve në Tiranë afektoi pjesëmarrjen

schedule18:44 - 9 Nëntor, 2025

schedule 18:44 - 9 Nëntor, 2025

Pedagogia Arsida Gjyli komentoi për ABC News procesin zgjedhor të mbajtur në pesë bashkitë e vendit. Gjyli tha se procesi ishte i qetë dhe demokratik, si dhe konkurenca mes kandidatëve ishte e lirë.

Gjyli shtoi më tej se në këtë proces dy pika ishin kulminante, numërimi përmes Inteligjencës Artificiale në Tepelenë, si dhe kandidatura në Mat e një gruaje nga rradhët e PS e cila zgjodhi të ishte kandidate e pavarur.

“Sot nuk është një ditë zgjedhjesh. Zgjedhjet në Tiranë kanë afektuar edhe rezultatin, me një pjesëmarrje më të ulët, krahasuar edhe me ato të 11 majit.

Ngrihet pikëpyetja a është opozita një alternativë që nuk arriti dot të dilte me kandidatët e vetë. A ka qenë një luftë mes opozitës dhe shoqërisë civile. Kanë ardhur si individë që kanë dalë si rrjedhojë e një ngërçi. Kemi të bëjmë me një situatë që çfarë i ka penguar qytetarët, moti i keq? Ajo që është pozitive është atmosfera e qetë, ka pasur një demokraci dhe konkurencë të lirë mes kandidatëve.

Në këto 9 ditë kemi pasur një atmosferë të qetë. Dy pika: numërimi në Tepelenë me A.I. do të ndiqet me interes dhe është risi. Është risi, por rezultati që merret në konsideratë është ai i numëruesit fizik. E dyta është që në Mat një grua merr iniciativën që të dalë candidate e pavarur nga PS, kemi dy kandidatë në Vlorë që janë nga radhët e PD por PD ka zgjedhur të mbështes Dionis Sotën. Duket një lloj revolte nga kandidati tjetër që ka pasur pretendime.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!