Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 Zgjedhjet në Fushë Kosovë, tre persona ndalohen për tentativë të blerjes së votës

schedule15:05 - 9 Nëntor, 2025

schedule 15:05 - 9 Nëntor, 2025

Prokurorja Laura Pula, ka deklaruar puna e stafit të Prokurorit të Shtetit po vijon që nga orët e hershme të mëngjesit të 9 nëntorit.

Në një intervistë me gazetarin e Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, Pula tha se deri më tani, procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente të mëdha.

Megjithëse, ajo bëri të ditur që në komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar dy persona, të dyshuar për veprën penale ‘marrja apo dhënia e ryshfetit’.

Dënimi për këtë vepër penale është nga 1 deri në 5 vjet.

Pula po ashtu bëri të ditur se edhe një rast është duke u trajtuar po në Fushë Kosovë, për fotografim të votës, ani pse sipas saj, një rasti i tillë nuk përbën vepër penale.

“Por nëse një votë fotografohet për qëllime të tjera, si shkëmbim të parave apo edhe kërcënim e kanosje, ai person ndalohet e po ashtu arrestohet”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!