PRISHTINË– Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Përparim Rama ka ushtruar të drejtën e votës, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Qytetarët kanë treguar maturi dhe pjekuri në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitojë. Na e priftë mbara të gjithëve”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja e ABC News, Habi Hoxha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Prishtinë dhe Kosovën, kandidati i LDK-së dha këtë përgjigje:
Mendoj se këto zgjedhje janë të rëndësishme, sot nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por këto zgjedhje definojnë të ardhmen e vendit. Për ne është e rëndësishme, që qytetarët të votojnë për kahjen e duhur të vendit.”, tha ai/abcnews.al

