Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit

schedule19:17 - 7 Nëntor, 2025

schedule 19:17 - 7 Nëntor, 2025

Çdo cigare të heq mesatarisht 20 minuta jetë – 22 për gratë dhe 17 për burrat – dhe sëmundjet që lidhen me duhanin shkaktojnë 93,000 vdekje çdo vit, vetëm në Itali.

Onkologët kanë propozuar rritjen e çmimit për të frenuar konsumin e cigareve.

Kostoja vjetore për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar e tejkalon 24 miliardë euro.

Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore, së bashku me fondacionet kryesore të onkologjisë, Fondacionin AIRC, Fondacionin “Umberto Veronesi” dhe Fondacionin AIOM kanë nisur një peticion për një projektligj popullor kundër pirjes së duhanit – me qëllim uljen e konsumit duke rritur koston e një pakete cigareje me 5 euro.

Nisma synon të mbledhë 50,000 nënshkrime të çertifikuara deri në pranverë – për miratimin e një ligji që do të rriste taksat e akcizës për të gjitha produktet – duke përfshirë cigaret elektronike dhe duhanin – për të dekurajuar pirjen e duhanit, i cili është faktori kryesor i rrezikut për kancerin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!