Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Trump takon Orban, bisedime për energjinë ruse dhe marrëdhëniet ekonomike

schedule16:34 - 7 Nëntor, 2025

schedule 16:34 - 7 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Viktor Orban. Sipas mediave të huaja, bisedimet pritet të fokusohen tek energjia ruse si edhe tek marrëdhëniet ekonomike.

Ky është takimi i tyre i parë dypalësh që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Orban, një aleat i hershëm i Trumpit dhe një prej mbështetësve më të zëshëm të politikave kundër emigracionit, përballet me presion ndërkombëtar për shkak të mbështetjes së vazhdueshme ndaj energjisë ruse. Presidenti Trump ka kërkuar që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, si mënyrë për të goditur burimet financiare të Moskës për luftën në Ukrainë. Në prag të takimit, zyrtarë hungarezë thanë se Orban synon të kërkojë përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj kompanive energjetike ruse dhe të diskutojë një mundësi për rifillimin e dialogut SHBA–Rusi.

Ai deklaroi për mediat shtetërore se “negociatat diplomatike janë gjithmonë të vështira, por me Trumpin pres bisedime miqësore dhe të lehta”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!