Policia e Tiranës arrestoi 6 persona: u arrestuan shtetasit Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj,Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

