Ata që ndjekin futbollin po fërkojnë sytë.
Çfarë ndodhi që një skuadër e madhe si Mançester Siti u rikthye sërish e madhe?
Konfirmimi erdhi në Champions e madje ndaj një rivali aspak të lehtë si Dortmundi.
Ajo që ishte dy vjet më parë nënkampionia e Europës pranoi një disfatë të rëndë me shifrat 4-1, ndërsa yjet Fil Foden dhe Erling Haland vallëzuan në fushë.
Ishte kjo fitorja e 10-të e Sitit në 13 ndeshjet e fundit, në Champions, Premier dhe Kupën e Ligës në Angli, duke njohur vetëm një humbje nga Aston Vila.
Përpara kësaj serie, “qytetarët” ishin ende në vazhdën e sezonit të kaluar me 3 humbje në 4 ndeshje, që nga Kupa e Botës për Klubet.
Foden shënoi në 22’ e 57’, Haland realizoi për 2-0 në 29’, ndërsa Çerki përfundoi punën në kohën shtesë, në fund të duelit në stadiumin “Etihad”.
Trajneri Pep Guardiola është I lumtur që po sheh sërish ekipin e tij.
Sink Guardiola
“Ne patëm pak kohë për të pushuar, dhe luajtëm në Champions ndaj një skuadre të nivelit më të lartë. Në fillim nuk po dinim se ku ishim, por pas kësaj ne bëmë disa ndryshime dhe ishim më mirë. Nuk e patëm të lehtë për shumë kohë, sepse Dortmundi bëri presion dhe sulmoi. Sidoqoftë, ne u përmirësuam, arritëm më lehtë në zonën e tyre dhe I dhamë fund ndeshjes. Kam një kompliment të madh për lojtarët e mi, kam shumë respekt për ta. Ndeshjen e ardhshme e kemi ndaj Leverkusenit dhe me dy fitore ndoshta ne kualifikohemi”.
Kalendari nuk është I lehtë, me duelin në shtëpi ndaj Liverpulit në Premier Ligë, më pas me Leverkusenin dhe Realin në Champions, por ky Mançester Siti duket I rikthyer dhe I frikshëm.

