Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Projektbuxheti prezantohet në Kuvend/ Malaj: Rreth 9 miliardë euro, fokusi te mirëqenia sociale dhe infrastruktura

schedule14:44 - 5 Nëntor, 2025

schedule 14:44 - 5 Nëntor, 2025

Projektbuxheti 2026 një ndër ligjet më të rëndësishme ekonomike është prezantuar në Kuvend.

Kreu i Financave Petrit Malaj tha se shpenzimet prej 886.7 miliardë lekësh ose rreth 9 miliardë euro do të fokusohen në infrastrukturë, mirëqenie sociale dhe energjie e gjelbër. Këto reforma sipas Malaj janë më rëndësi në rrugën drejt integrimit.

Një ndër nismat më të rëndësishme  në projektbuxhet  është përcaktuar reforma në pensione e cila parashikon rritje graduale të tyre duke nisur që nga 1 janari.

Por një lajm pozitiv në këtë draft buxhet ka edhe për administratën publike. Ministri  financave tha se  një fond prej 10 miliardë lekësh është akorduar edhe për rritjen e pagave.

Ulja e borxhit publik dhe konsolidimi fiskal do të vijojnë edhe përgjatë 2026 duke e çuar nivelin e borxhit publik në 53.6%.

Kreu I financave tha se nuk do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm ndërsa prezantoi disa ndryshime duke vënë theksin në paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive i cili do të jetë 5% .

Banka e Shqipërisë e ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë në vend ndërsa la të pa ndryshuar normën bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko tha se rritja ekonomike në vend është e qëndrueshme e mbështetur nga turizmi si dhe kushtet e favorshme të financimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!