Erling Haaland po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë. Në Angli janë të bindur që Manchester United ka arritur një marrëveshje për transferimin e tij për shumën e 76 milionë sterlinave, ndërkohë që deri në verë do të qëndrojë në huazim te Salzburg.
Gjithsesi çdo ditë ka një lajm për sulmuesin norvegjez, autor të 28 golave në 22 ndeshje. Haaland tani thuhet se e kërkon edhe Milani. Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, raporton se kuqezinjtë i kanë bërë një ofertë goxha të mirë sulmuesit.
Mund të jetë ndër më të lartat sa i takon pagës. Pedulla shkruan se Milani i ofron 5.5 milionë euro në sezon 19-vjeçarit, për të cilin deri më tani ëshët përfolur për oferta që shkojnë deri në 3 milionë euro në vit për sulmuesi. /abcnews.al
#Haaland: Milan offered 5,5 milion engagement. There are also #Chelsea with #United, two German clubs (#Dortmund–#Leipzig) and #Nice
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) December 18, 2019