Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga 5 inspektorëve të IMT/ Tiranë, lejuan ndërtimet pa leje në një kompleks vilash në Sauk

schedule09:58 - 5 Nëntor, 2025

schedule 09:58 - 5 Nëntor, 2025

7 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim për ndërtimin e tre rezidencave pa leje në zonën e Saukut. Bëhet fjalë për 3 vila 2 deri në 3 kate të cilat u bllokuan 2 ditë më parë pasi kishin tejkaluar lejen zhvillimore.

Në prangat e policise kanë rënë 5 inspektorë të IMT-së të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar ndërtimin e vilave pa leje, bëhet fjalë për Gjergji Male, 38 vjeç, Krenar Rexhepi, 48 vjeç, Aldo Dubi, 35 vjeç, Odise Cenaj, 41 vjeç dhe Endri Dervishi, 32 vjeç.

Inspektorja Bianka Xhumari, 32 vjeçe, është vënë në hetim në gjendje të lirë. Ndërkohë, 3 inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë drejtuesja teknike, si edhe inxhinieri i subjektit Ritvan Gjikolaj, ndërsa në kërkim janë shpallur dy bashkëadministratoret dhe arkitektja e projektit.

Pas arrestimeve ka vijuar dhe shembja e vilave tw cilat janw ndwrtuar pa leje, aksioni I shembjes u ndoq nw terren nga Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Aksioni për bllokimin e këtyre tre vilave u ndoq disa ditë më parë nga afër nga Ministrja e Brendshme, Albania Koçiu, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe Drejtoresha e IMT-së, Dallëndyshe Bici, të cilët theksuan se askush nuk është mbi ligjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!