Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Samitin e Zgjerimit të BE/ Kryeministri: Në 2030 në tryezën e vendeve të BE-së

schedule17:57 - 4 Nëntor, 2025

schedule 17:57 - 4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama në samitin e Zgjerimit tha se ky është një moment i rëndësishëm dialogu mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.

Ai gjithashtu foli edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë duke thënë se Shqipëria do jetë në tryezën e Bashkimit Europian më 2030, falë rezultatit të punës së bërë në të gjitha fushat.

“Në fakt kur momenti mbërriti ne ishim shumë më të përparuar. Dhe Brukseli ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën Europiane për ta bërë Brukselin të zgjohej. Unë shpresoj shumë që do të ulemi së bashku rreth të njëjtës tryezë. Aq sa më takon unë mund të them se 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr por një afat që vjen si rezultat i punës. E nisim nga fakti që së bashku me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar që është ambicion detyrash shtëpie për ne për të mbyllur negociata në 2027, ka mundësi për t’u bërë më shpejt, por le të themi në fund të 2027”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!