SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se Shqipëria do bëjë çfarëdo që do të duhet për të qëndruar më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së.
Ai ka shpërndarë një reagim të komisioneres për Zgjerim, e cila ka vlerësuar Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.
Yes, we did! And we will do whatever it takes to finally sit as equals around the EU table. Let’s keep going, fast forward, together🇦🇱💌🇪🇺 pic.twitter.com/3ylIzzarJU
— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025
“Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë çfarëdo që të duhet për të qëndruar më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, përpara, së bashku”, shkruan Rama.
“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë ndërqeveritare. Të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në mujin nëntor do të hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit”, tha Kos për Shqipërinë.
Më tej, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, deklaroi gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate se viti 2025 ishte një vit progresi i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së.
“Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve, në fushën e shtetit ligjor dhe mendojmë se do të mund të përmbyllim këtë kapitull brenda këtij viti”, pohoi ajo./abcnews.al

