Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër). Policia ka arrestuar njw prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet 1 automjet.
“U arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi; -u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.


