Anëtari i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në emisionin “Real Story” gjendjen brenda selisë blu ku theksoi se ditën e sotme është mbledhur kryesia për më shumë se 5 orë. Hoxha tha se se PD duhet të riformatohet dhe se drejtuesit politikë duhet të ndryshohen. Më tej Hoxha tha se nëse Berisha ikën në këtë moment, i bën dëm PD.
“Kam mbajtur qëndrim se të gjithë funksionarët e lartë të PD duhet të ishin në listë të hapur. Sot kemi pasur një mbledhje kryesie që ka zgjatur 5 orë, ku një prej temave ka qenë reflektimi dhe mbajtja e përgjegjësive duke nisur nga kryetari i partisë deri te qeliza e fundit e organizimit.
Të gjithë drejtuesit politik, të gjithë makineritë e pushtetit duhet të kthejmë dhe sytë nga shtëpia jonë për të parë gabimet. Ne duhet të dalim në bazë, sepse PD nuk ekziston më në terren dhe demokratët poshtë janë të mërzitur sepse nuk po dalim t’i dëgjojmë demokratët dhe përtej atyre që janë elektorati gri. Ka pasur një diskutim për hapjen e partisë. Drejtuesit politikë të PD duhet të ndryshojnë dhe kemi kohë për të rinjtë. PD duhet t’i përshtatet qytetarëve, nëse ne duhet të jemi forcë konkuruese duhet t’i dëgjojmë demokratët me kujdes për ccdo kritikë.
Nëse Berisha ikën sot, i bën dëm PD sese nuk ka asnjë politikan që bashkon rrymat dhe interesat brenda opozitës. Kur Berisha iku, na la peshqesh Bashën. Nëse dikush do t’i zër vendin, të konkurojë.” / abcnews.al /

