Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në RMV/ “BDI do kënaqet me pak komuna”, Ademi: Politika nacionaliste, ka për t’i kushtuar VMRO-së!

schedule17:27 - 3 Nëntor, 2025

schedule 17:27 - 3 Nëntor, 2025

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati i pavarur Visar Ademi, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj intervistë, Ademi u shpreh se ajo çfarë sipas tij mungoi ishte një ofertë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërsa theksoi se policia nacionaliste, mund “t’i kushtojë VMRO-së, duke shtuar se fokusi duhet të jetë avancimi i negociatave

“Sa i përket rezultatit jam i dëshpëruar. Zgjedhjet komunale, humbën peshën e vet dhe brenda kampusit shqiptar, VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim, edhe35 pas demokracisë dhe 25 vjet për ndërhyrje në Kushtetutë zgjedhjet komunale kanë shumë pak ofertë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Dhe për fatin tim të keq nuk arrita të çaj këtë formë. Unë të gjithë ofertën time e shpalosa në komunikim të drejtpërdrejt me votuesit. Siç ndodh rëndom në Ballkan ato që fitojnë zgjedhjet parlamentare marrin edhe ato lokal. Për fat të keq tonin kjo ndodhi edhe në Maqedoninë e Veriut. Por vetëm 8 vite pas listave të zeza të pushtetarëve të VMRO, apo edhe lista të personave non grata, dhe fenomeni i dytë është që për herë të parë BDI do të duhet të kënaqet me shumë pak komuna. Komuna si Gostivar dhe Vraçishti do të duhet të përsëriten…Rikthimi i VMRO vetëm pas 8 vitesh ku udhëheqësve të tyre iu tregua që të mos futen në derën e SHBA…Por nëse nuk ka ndryshime Kushtetuese apo edhe një fillim të një kapitulli të parë për negociata të BE, pritet shumë pak. Ne presim të përmirësohet cilësia e jetës nëpërmjet proceseve integruese…Por duhet të themi se kjo politikë nacionaliste e VMRO ka për t’i kushtuar shtetin edhe për avancimin e negociatave, por edhe për lëvizjen. Kam frikë se mund të ngelim vrimat e zeza të Ballkanit Perëndimor”, tha mes të tjerash ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!