Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur betimin e 8 prokurorëve të SPAK para Presidentit Ilir Meta.
Soreca e cilëson këtë si moment të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Ne mirëpresim betimin sot të 8 prokurorëve të SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE”, shkruan Sorca në një postim në rrjetet sociale.


