Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nano kryesocialisti i kohërave të trazuara/ Agostini: Vendosi standard në komunikim me gazetarët. Leka: Modernizoi PS-në

schedule19:25 - 2 Nëntor, 2025

schedule 19:25 - 2 Nëntor, 2025

Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në nder të një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama mbajti një fjalim që për të “nuk ishte lamtumirë”. Plot dhimbje, foli edhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Xhoana Nano

Në emisionin “Newsroom” në ABC Neës, gazetarja Sonila Agostini dhe analisti Martin Leka ndanë kujtimet dhe vlerësimet e tyre për figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, pas ndarjes së tij nga jeta. Agostini theksoi standardin e lartë të komunikimit që Nano kishte me median, duke e përshkruar si një lider që kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët dhe që demokratizoi jetën e brendshme në Partinë Socialiste.

Ndërsa Leka vuri në pah rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare, duke e cilësuar Fatos Nanon si një politikan të ndritur që solli ide të reja dhe vendosi gurë themeli në rrugën e demokratizimit të vendit.

Sonila Agostini: Ishte kënaqësi që të ishim përballë një kryetari dhe një kryeministri që e konsideronte sfidë përballje me gazetarët. Kanë qenë maratona të gjata, por që asnjëherë nuk dilnim duar bosh pa marrë lajmin. Për ne ishte më e lehtë për të marrë vesh rrymat që qarkullonin brenda PS për shkak të demokratizimit që bëri Fatos Nano. Ai e kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët. Sot nuk e gjen atë standard.

Martin Leka: Fatos Nano do të mbetet në mendje për kulmin e ideve të tij. Në moshën 50 vjeçare Fatos Nano tregoi me qëndrimin e tij se duhej të ikte për të mos u kthyer më, sepse bëri një luftë me sakrifica të mëdha. Ishte i vetmi i majtë që arriti të shkonte në balotazh, pas humbjen së Ramiz Alisë. E modernizoi PS-në, duke e bërë sot partinë që mori mandatin e katërt. Unë mendoj se Fatos Nano do të mbahet mend si një njeri i ndritur që modernizoi mandatin. Ai u ul me njeriun që e burgosi, me Berishën, për të bërë marrëveshje për demokratizimin e Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!