Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Forcat e huaja paqeruajtëse të çarmatosin Hamasin, ose do ta bëjmë ne

schedule23:32 - 31 Tetor, 2025

schedule 23:32 - 31 Tetor, 2025

‘Forcat ndërkombëtare paqeruajtëse duhet ta çarmatosin Hamasin, dhe nëse nuk e bëjnë, do ta bëjë ushtria izraelite’.

Kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë ceremonisë së diplomimit të një kursi për oficerë luftarakë në Akademinë e Parë Ushtarake.

“Qeveria është e vendosur të sjellë të gjithë pengjet e rënë në shtëpi. Ne nuk do të dorëzohemi derisa t’i sjellim të gjithë në shtëpi. Në fund të fundit, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet. Nëse forcat e huaja e bëjnë këtë, ne do të kujdesemi për ta bërë’, tha ai.

Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!