TIRANË– Në Policinë e Shtetit janë firmosur ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa komisariateve, si në Tiranë ashtu edhe në qarqe të tjera të vendit. Lëvizjet vijnë pak kohë pas emërimit të Albana Koçiut në krye të Ministrisë së Brendshme.
Burimet konfirmojnë për ABC News se ndryshimet janë si më poshtë:
-
Kryekomisar Besmir Qibini, nga shef i Komisariatit të Kukësit, emërohet shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë.
-
Komisar Besmir Dervishi, nga Komisariati nr. 3, Tiranë, kalon si shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë.
-
Kryekomisar Idriz Daulle, nga Komisariati nr. 5, emërohet shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë.
-
Kryekomisar Robert Losha, nga Komisariati nr. 7, Tiranë, kalon shef i Komisariatit të Matit.
-
Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Komisariati i Matit, emërohet shef i Komisariatit të Lezhës.
-
Komisar Oltion Gjoni, nga Komisariati i Lezhës, transferohet shef i Komisariatit të Kukësit.
Këto lëvizje apo rifreskime synojnë rritjen e eficiencës në punën e strukturave vendore të policisë dhe forcimin e rendit publik.


