Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vodhi paratë nga kasaforta dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë në Tiranë, kapet 52-vjeçari

schedule13:02 - 31 Tetor, 2025

schedule 13:02 - 31 Tetor, 2025

Një 52-vjeçar autor i një vjedhjeje në një banesë në rrugën “Musa Agolli” në Tiranë është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve, ky shtetas dyshohet se vodhi nga kasaforta, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.

“Më pas është ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij 56-vjeçar për t’u larguar me automjet. Pas kallëzimit të një shtetaseje, se më datë 24.10.2025, nga kasaforta në banesën e saj, ishin vjedhur gjatë kohës që nuk kishte patur banorë, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për kapjen e autorit/ëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Rojtaret”, u mundësua identifikimi i të dy shtetasve të implikuar në këtë rast, konkretisht P. Z., 52 vjeç dhe D. B., 56 vjeç, të banues në Tiranë. 52-vjeçari u vu në pranga, ndërsa shtetasi 56-vjeç u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!