Të paktën dy persona humbën jetën në qytetin e Nju Jorkut si pasojë e reshjeve rekord që goditën këtë qytet amerikan pasditen e të enjtes.
Policia në Shtetet e Bashkuara konfirmoi se bëhej fjalë për dy burra 39 dhe 43 vjeç të cilët humbën jetën në bodrumet ku po qëndronin. Ekipet e zjarrfikësve nxorën trupat e pajetë të tyre.
Shërbimet Meteorologjike në Shtetet e Bashkuara kishin lëshuar mbrëmjen e të enjtes paralajmërime për përmbytje në lagjet Brooklyn, Quëns dhe Bronx. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane treguan makina të përmbytura dhe ujin qe kishte pushtuar stacionet e metrosë.
Si pasoje e kushteve të vështira motit mbi 1 mijë fluturime u anuluan ne Aeroportet e Nju Jorkut ndërsa qindra fluturime te tjera u përballen me vonesa.
Shërbimet Metereologjike në SHBA theksuan se reshjet e shiut dhe ere e forte që përfshiu Nju Jorkun nuk lidheshin me Uraganin Melissa që goditi Karaibet këtë javë, por me një sërë stuhish që kishin qarkulluar në verilindje te Shteteve te Bashkuara. Këto stuhi po mbajnë larg Brigjeve Amerikane uraganin Melissa.

