Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për 21 janarin, Beqiri: Ina Rama pengoi hetimet nën presionin e Berishës/ Gazetari: Berisha të thërritet për komunikim akuze

schedule21:00 - 30 Tetor, 2025

schedule 21:00 - 30 Tetor, 2025

Avokati Idajet Beqiri komentoi për ‘Real Story’ paraqitjen e ish liderit të opozitës Lulzim Basha në dyert e SPAK pasditen e sotme.

Basha u thirr si person në dijeni për 21 janarin, ndërkohë që sipas avokatit Beqiri si pala mbrojtëse e familjarëve të viktimave, është kërkuar të pyetet për ngjarjen ish prokurorja Ina Rama dhe ish presidenti Bamir Topi. Sipas Beqiri, Ina Rama pengoi hetimet nën presionin e Berishës.

“Unë i kam dërguar provat dhe i kam finalizuar me një memorie që i kam dërguar SPAK. Kemi dërguar që të pyetet e3dhe Bamir Topi, ish prokurorin e përgjithshëm. Kemi konstatuar se dhe Ina Rama ka patur devijime dhe ka ngrënë presionin e Berishës, ka penguar zbulimin e së vërtetës. Kemi thënë nga ana tjetër që duhet të shkojë dëshmitar dhe kreu i opozitës Edi Rama. Për Berishën nuk diskutohet që duhet të merret. Për Bashën, nuk është marrë në pyetje sot të japi shpjegime.



Ai nuk ka marrë asnjë lloj prove apo plani të asaj dite. Sot i është thënë se hetimet kanë shkuar në një drejtim dhe herën tjetër eja me një avokat.”

Gazetari Fatos Mahmutaj i ftuar në ‘Real Story’ tha se Berisha duhet të thërritet për dëshmi, por edhe për komunikim akuze. Si një prej 137 të plagosurve të ngjarjes së 21 janarit, gazetari tha se Berisha duhet të thërritet për disa çështje kryesore.

“Sigurisht që Berisha duhet të thërritet për dëshmi, por edhe për komunikim akuze. Berisha duhet të sillet për 21 janarin dhe dëmin atje, 137 të plagosur dhe 4 të vrarë. Berisha duhet të thërritet edhe për veprime që cënojnë zbardhjen e së vërtetës. Është strumbullari i gjithë ngjarjes, pengoi zbulimin e së vërtetës. Janë disa çështje në të cilën Berisha duhet të thërritet 14 shtatori, Gërdeci, zhdukja e Remzi Hoxhës dhe 21 janari.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!