Parlamenti miratoi sot paketën anti-shpifje, e cila u abstenua vetëm nga Ditmir Bushati nga ana e Partisë Socialiste. Opozita e ndarë pro dhe kundër ligjeve, ndërsa kryeministri nuk mori pjesë në votim. Më herët Rama tha në seancë se ligji ishte i dakordësuar me ndërkombëtarët, dhe se nuk cënonte lirinë e shprehjes, por lirinë e shpifjes.
Kuvendi ndryshoi me 82 vota pro ligjin për AMA-n, dhe me 87 atë për AKEP-in, duke miratuar kështu paketën anti-shpifje. Rama nuk mori pjesë në votim, ndërsa nga Partia Socialiste abstenoi në të gjitha rastet Ditmir Bushati. Opozita u përça në votim, ndërsa gjatë shqyrtimit nen për nen, u votuan disa amendamente të propozuara nga Taulant Balla që kufizojnë rolin e AMA-s për të bllokuar portalet.
Më herët në seancë plenare, Edi Rama tha se paketa ishte dakordësuar 100 % me partnerët. Votimin e paketës anti-shpifje, veç kryeministrit Edi Rama, e bojkotoi edhe Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Myslym Murrizi./abcnews.al