12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme.
Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit.
Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.
/abcnews.al/

