Socialistët shkarkojnë Malajn, ish-ministri i PS: Rama më goditi pas shpine

schedule20:05 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 20:05 - 18 Dhjetor, 2019

Socialistët vendosën të shkarkojnë me 72 vota ish-kolegun e tyre Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Apeli i fundit nga foltorja e Kuvendit nuk ndryshoi mendjen e socialistëve për shkarkimin e tij.

Edhe pse nuk ishte në sallë, ish-deputeti socialist iu drejtua drejtëpërdrejtë edhe kryeministrit Rama.

Propozimit të kreut të qeverisë për të zgjeruar kabinetin pas tërmetit të 26 nëntorit, mazhoranca iu përgjigj pozitivisht duke votuar Arben Ahmetajn si Ministër Shteti për Rindërtimin me 72 vota pro dhe 10 kundër.

Deputetët e Kuvendit u bënë të gjithë bashkë për aktin normative të qeverisë për fatkeqësinë natyrore duke e kaluar atë me 100 vota pro dhe asnjë kundër. Buxhetin i shtetit për vitin 2020 kaloi me 90 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim ndërkohë që kartonat e shumicës u ngritën kundër dekreteve të Presidentit Meta për kthimin e ligjeve për “Korporatën e Investimve Shqiptare” dhe atë për Rininë. Vendin e Ilir Zelës në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare do ta zërë Tomi Frashëri i cili mori besimin e 80 deputetëve në Kuvend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!