Analisti Roland Bejko thotë se kreu i PD, Sali Berisha kërkon që t’i hiqet nga non grata, por do që të rrijë në politikë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha ka bërë mitingje kundër sanksionimit nga SHBA.
Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se SHBA i izolon liderët destabilizues, si Sali Berisha.
Roland Bejko: Ai do që t’ia hqein non gratën, por mos të largohet nga politika. Nëse i thonë, ta heqim non gratën, por largohu nga partia, ai nuk pranon. Por çfarë duan amerikanët tani, jo çfarë do Berisha. Rubio bëri deklaratë para disa muajsh, sikur SHBA u largua nga rajoni. Ata i kemi në rajon. Në Shqipërie dhe më shumë. Na ndihmuan për SPAK, janë aty prezent. Duke qenë se ata nuk janë të vëmendshëm për çështjen e demokracisë, e keni parë Trump, nuk flet për demokraci. Ata kanë në fokus sigurinë dhe drejtësinë. Në momentin që u shpall Berisha, bënte manifestime të mëdha, që ta shihte Uashingtoni. Menjëherë u tërhoq mbrapsht. Ata nuk ta tolerojnë kurrë. Me Berishën është negociuar non grata, në 4 muajt e parë. I është kërkuar, tërhiqu dhe nuk do të kesh probleme.
Brizida Gjikondi: Dodik ka më shumë peshë se Berisha. Edhe non grata e Dodikut dhe erishës, nuk janë për arsye demokracie. SHBA ka interesat e saj në Ballkan. Berisha sjell pasoja. Për sa kohë sjell pasoja, nuk hiqet non grata. Kur del në pension, i hiqet non grata./abcnews.al

