Analisti Arben Meçe thotë se strategjia e Erion Veliaj ka zgjedhur strategji të gabuar, duke bërë mbrojtje politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se kanditati Florjan Binaj, ka bërë konstatime lidhur me qytetin, por nuk ka ofruar zgjidhje.
“Mendoj që ka ndërtuar strategjinë e gabuar për të mbrojtur veten e vet. Kjo mbrojtja politika nuk ka shpëtuar askënd. Kujt do t’i bëjë presion ai? Flet për 3 vendime që janë marrë. Ç’punë ke me Ramën ti në këtë rast? Do vazhdoj të jem me Veliajn për atë që ka të drejtë. Ka të bëjë me qëndrimin qytetar. Ankimi, artikulimi, nuk po prodhojnë asgjë. Është për hakmarrje dhe mbrojtje. Erion Veliaj sot, e ka humbur suportin politik të PS. Përpara 1 jave, Binaj ishte me makinë, bënte regjistrim për trafikun në Tiranë. Thoshte si është Tirana. Këtë e di unë. Binaj është konstatues. Qytetarët, te Binaj shohin dy gjëra. Është i pavarur ose jo. shtë maskë e Berishës. Njerëzit kërkojnë zgjidhje, jo konstatime.”, theksoi ai./abcnews.al

