Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Korrupsioni, 2025 vit i dobët për SPAK”/ Karamuço: Politikanë që bëjnë pazare në SKY ECC, pse nuk u nxjerrin dosjet?

schedule20:41 - 27 Tetor, 2025

schedule 20:41 - 27 Tetor, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço se lufta ndaj korrupsionit nga ana e SPAK, ka qenë e dobët në vitin 2025.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ka dosje politikanësh që pritej të dilnin para zgjedhjeve.

“Lufta kundër korrupsionit, viti 2025 është vit i dobët për SPAK. Kemi pasur disa dosje për politikanë, i prisnim para zgjedhjeve. Në SKY ECC. Nxirri dosjet. Nuk ka pse të dalë kryetari i opozitës dhe të lexojë SKY ECC. Kush janë politikanët që janë në SKY ECC? Ka peng politikanë aty, që rrinë në SKY ECC. Ka politikanë që bëjnë pazare, lobime për kreun e SPAK dhe BKH. Për disa gjëra, këta janë vonuar. Kush i kontrollon vonesat e tyre? Pse korrupsioni, që duhet të ishte më shpejt se krimi i organizuar, këto janë përgjigje që duhet të na vijnë nga këto institucione që flejnë gjumë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!