Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Binaj kopja ime, votoni origjinalin. Opozita aq e dëshpëruar, sa zgjodhi imituesin tim

schedule11:39 - 26 Tetor, 2025

schedule 11:39 - 26 Tetor, 2025

Origjinali përballë kopjes. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi për herë të parë kandidimin e aktorit Florian Binaj për Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se Binaj është i pavarur nga opozita, po aq sa roli i tij i Edi Ramës si aktor.

“Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një actor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.”



“Prandaj nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët, këtë punë kanë”

Tani që Binaj ia la dhe rolin, kryeministri Rama ftoi qytetarët të votojnë vetë atë, origjinalin dhe PS, për të zgjedhur kryebashkiake Ogerta Manastirliun në Tiranë.

“Por kush voton mua dhe PS, do të votojë Ogertën, që ti japë Tiranës, drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të Bashkisë. “

Kryeministri paralajmëroi në e në këto zgjedhje të pjesshme lokale, do të ketë prioritet Tiranën dhe Vlorës, për të nxjerrë fituese dy gra, nga shëndetësia, për të kuruar këto qytete.

“Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shëmbëlltyrën më kuptimplotë të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partisë Demokratike”

Në podcastin e tij të së dielës, Rama dha lajmin se aeroporti Nënë Tereza në Rinas do të jetë i pari në Europë pa kontroll pasaporte, por vetëm me një portë dixhitale.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua.

Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!