Në Fushë Milot, historia e një familjeje lidhet ngushtë me historinë e vetë vendit.
Xhaferr Lamaj, sot 80-vjeçar, rrëfen me krenari kujtimet për babain e tij, Hasan Lamen, ish-partizan i Brigadës së 3-të sulmuese, që luftoi kundër pushtuesve gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
Arma që Hasan Lame e kishte marrë gjatë betejës me gjermanët, u ruajt në shtëpi për dekada me radhë, si simbol i lirisë dhe i sakrificës. Por në vitin 1992, kur ligji kërkoi dorëzimin e armëve, Xhaferri u detyrua ta çonte në komisariat.
Në albumet e tij të vjetra, Xhaferr Lamaj ruan kujtimet e brezave të tërë: fotografi të rralla të familjes, të babait në uniformë partizani dhe të Ramiz Alisë, i cili në prill të vitit 1986 vizitoi Fushë Milotin për një takim miqësor me banorët.
Sot, në moshën 80-vjeçare, Xhaferri nuk është ndalur. Vazhdon të punojë tokën, të mbjellë pemë, dhe të qëndrojë aktiv në jetën shoqërore si kryetar i veteranëve të luftës në Kurbin./abcnews.al

