E festoi siç duhet kontratën e re.
Lionel Mesi shkëlqeu sërish në futbollin profesionist amerikan me dy gola të tjerë, duke barazuar një rekord të rivalit të tij të madh, Kristiano Ronaldo.
Kampioni i botës arriti në kuotën 41 rrjeta në 2025 dhe në karrierë ka provuar 13 vite të ndryshëm kalendarikë me të paktën 40 goditje të sakta në portë.
Ronaldo e pati mbërritur këtë rekord vitin e kaluar.
Inter Majemi fitoi ndaj Nashvilit në ndeshjen më të fundit të ligës profesioniste të futbollit në Shtetet e Bashkuara, dhe magjistari argjentinas shënoi në minutat 16 e 96, pra në të gjashtën shtesë.
Përpara fillimit të sfidës ai mori Këpucën e Artë të sezonit të rregullt në kampionat, me 29 gola, diçka që e ai e ka provuar shumë herë tek Barcelona, por është hera e parë që ia del në Florida.
Legjenda e futbollit vazhdon pra të jetë në nivele të larta, edhe pse uk po luan në ligat më të forta të Europës dhe në Championsin europian, dhe gjendjen e tij optimale e tregoi edhe kontrata 3-vjeçare që firmosi me Interin, e cila sipas mediave amerikane vlen gjithsej 162 milionë USD, e besohet se 38-vjeçari do të marrë shumë të ardhura të tjera si shpërblime, apo në forma të ndryshme.
Tashmë, Mesi është ngjitur në kuotën e 891 golave, pra e ndajnë vetëm 9 nga kuota e shkëlqyer 900, në një garë që mbetet e hapur me Kristiano Ronaldon.

