Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Medon Berisha shënon në Itali/ Mesfushori kuqezi realizon në Serinë A, por Lecce humbet

schedule19:41 - 25 Tetor, 2025

schedule 19:41 - 25 Tetor, 2025

Ishin dy shqiptarë në fushë, diçka normale këto ditë.

Seria A dhe lojtarët kuqezinj janë një binom ndër më të shpeshtët vitet e fundit, dhe titullarë për Leçen në Udine u aktivizuan Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.

Të dy mesfushorë të kombëtares që lanë shenjën e tyre, ndonëse nuk u dalluan për gjithçka. Berisha 22-vjeçar bëri edhe shumë mirë, edhe shumë keq.

Ai pati faj në njërin nga golat pësuar nga puljezët, por pastaj rihapi ndeshjen në pjesën e dytë. Realizoi golin për ngushtimin e shifrave në 1-2 në minutën e 59-të, duke i dhënë shpresë ekipit.

Këtë sezon numëron edhe një asist në barazimin 2-2 ndaj Bolonjës. Ramadani e mbylli si titullar, ndërsa Berisha u zëvendësua në 76’. Vlerësimet ishin të ndryshme.

“Skaj Sport” i jep Ramadanit notën 6.5, duke e cilësuar si nga më të dalluarit tek Leçe, ndërsa Berisha mori notën 6 për rrjetën dhe për gabimet.

Më I shtrënguar për Ylberin ishte “Eurosporti” që I dha vetëm notën 5.5, ndërsa për mesfushorin tjetër shqiptar nota ishte e njëjta, 6.

Udineze fitoi me meritë 3-2, edhe pse me vështirësi, dhe ndodhet në vendin e 8-të në Serinë A, ndërsa ekipi I dy shqiptarëve është pranë zonës së rrezikshme që të zbret në kategorinë e dytë, në vend të 16-të me vetëm 6 pikë në 8 ndeshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!