Duhej të ishte një mbrëmje e madhe. Për fat të keq, pretendenti për titull tregoi se nuk është aq I sigurt sa mendohej, dhe hodhi një hap të madh fals.
Po flasim për Milanin, që edhe pse e nisi shumë mirë dhe me festë duelin e Serisë A ndaj Pizës në “San Siro”, ishte me fat që në fund mori pikën.
Përfundoi 2-2, në një ndeshje vërtet të pabesueshme siç komentojnë mediat italiane, sepse kuqezinjtë e trajnerit Alegri dominuan, por nuk e mbyllën dot ndeshjen.
Për këtë u ndëshkuan. Pasi Leao I kaloi në epërsi që në 7’, përqëndrimi nuk ishte siç duhet dhe Piza përmbysi pas pushimit.
Kuadrado në 60’ me penallti dhe Nzola në 86’ ishin autorët e golave. Në minutën e tretë shtesë të paktën erdhi shpëtimi nga Atekame.
“Një Milan për dhimbje koke, titullon “La Gazeta delo Sport”, – barazim I pabesueshëm me një Pizë të bukur! Nuk ka arrati!”
E përditshmja milaneze thekson se kuqezinjtë po gëzojnë praninë e Leaos më të mirë që njihet, me gol e lidership, por sulmuesit e tjerë, Nkunku e Himenez, nuk shënojnë!
“Maksi thyen hundët, – është komenti nga “Il Korrirere delo Sport”, – Milani ndalet nga Piza, Alegri shpëton vetëm në kohën shtesë!”
Kuqezinjtë dominuan në gjithë kuptimin e fjalës, me 68 për qind mbajtje topi, dhe me 21 gjuajtje nga të cilat 7 në kuadrat.
Piza pati vetëm dy goditje brenda shtyllave. Milan ka 17 pikë pas 8 ndeshjesh në Serinë A, ndërsa rivalët janë pranë./abcnews.al

