Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama jep “lajmin”: Diella, shtatzënë/ Kryeministri paralajmëron zgjerimin e qeverisë dixhitale

schedule11:25 - 25 Tetor, 2025

schedule 11:25 - 25 Tetor, 2025

BERLIN- Çdo deputet i Partisë Socialiste do të ketë një asistent virtual.

Nga Forumi “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Edi Rama zbuloi se ministrja e parë virtuale në botë, Diella, nuk do jetë vetëm në parlament, por me fëmijët e saj, të cilët do të ndihmojnë ligjvënësit socialiste gjatë seanca plenare si dhe në punën voluminoze te përshtatjes se legjislacionit shqiptar me atë europian.

Për herë të parë Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre”, tha kryeministri Rama.

Fakt i cili u konfirmua edhe nga Diella, e cila në intervistën e parë live, shpjegoi ambicien e saj për qeverinë.

“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se  të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”, tha Diella.

Në Berlin, Rama foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilën tha se I duhet Ballkani Perëndimor

“Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë. Por me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend.”, tha Rama.

Për herë të parë Edi Rama foli për videon virale me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, me batute pas një gafë të presidentit amerikan. Duket se përdorimi i videos nga kritikët e Trump në Amerikë, nuk i ka shkuar atij poshtë.

“Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh… Trump është aty ku është”, nënvizoi Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!