Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS, rezolutë në Kuvend: Të rishikohen masat e sigurisë. Burgu, masa e fundit

schedule11:01 - 25 Tetor, 2025

schedule 11:01 - 25 Tetor, 2025

SPAK duhet të rishikojë procedurat që ndjek për masat e sigurisë dhe urdhërarrestet. Ky është një nga rekomandimet e Kuvendit, drejtuar prokurisë së posaçme, i cili mori vetëm kartonat jeshilë të socialistëve të premten në komisionin e ligjeve.

Në projektrezolutën me rekomandimeve kërkohet edhe rritja e efikasitetit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Të bëhen përpjekje për unifikimin/standartizimin e metodologjisë së hetimit, lidhur me marrjen e provave dhe masat e sigurisë etj bazuar edhe në vendimet njësuese të Gjykatës së Lartë, vendimet e Gjykatës kushtetuese si dhe vendimet e GJEDNJ-së.”

Gjithashtu, Kuvendi i rekomandon SPAK që të bëjë edhe një bilanc të Task Forcës së ngritur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, bashkë me kërkesën për të garantuar proceset e ardhshme dhe parandalimin e krimit zgjedhor.

“Në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe KQZ të zhvillojnë një analizë të përbashkët mbi zbatimin e Strategjisë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve Zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025 dhe masat ligjore e institucionale që mund të ndërmerren për të garantuar integritetin e proceseve zgjedhore dhe për të parandaluar e ndëshkuar çdo shkelje të ligjit në këtë fushë”

Kjo projektrezolutë do të përcillet të hënën Kuvendit, aty ku Altin Dumani, sëbashku me kolegë të tjerë të drejtësisë do të raportojnë përpara deputetëve punën e institucionëve që drejtojnë. Koha e përcaktuar për debat është 150 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!