Samiti i Mini-Shengenit në Tiranë, Vuçiç: Do të ketë zhvillime interesante

schedule18:06 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:06 - 18 Dhjetor, 2019

Presidenti i Serbisë, Alleksandër Vuçiç, pritet të udhëtojë për në Shqipëri pasi të premten dhe të shtunën do të marrë pjesë në samitin e mini-schengenit ballkanik. Ai është shprehur entuziast për këtë udhëtim. Vuçiç ka deklaruar për gazetarët se pret një takim interesant dy ditorë në Shqipëri ku do të diskutohet për tema rajonale.

“Jam duke u bërë gati për të shkuar në Shqipëri pasi kemi takimin e mini-schengenit. Nuk është e pamundur të vijë edhe presidenti i Malit të Zi dytën e dytë dhe do të jetë interesante”, tha Vuçiç.

Burimet jozyrtare thonë se delegacionet pritet të arrijnë në Tiranë të premten dhe do të kenë aktivitete të shumta me një agjendë me shumë takime.

Shtypi serb, shkruan se takimet në Shqipëri do të fillojnë të premten pasdite ku edhe do të diskutohet për të çuar përpara procesin e nisur nga presidenti serb në Novi Sad. Ata theksojnë se ftesa vlen edhe për shtetet tjera, por nuk ka patur qëndrim të qartë për pjesëmarrjen e Bosnjës, Malit të Zi dhe të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!