Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Roland Lami: Reforma zgjedhore përcaktohet nga ‘dhuna e kartonëve’ të shumicës që kanë dy partitë kryesore

schedule20:45 - 23 Tetor, 2025

schedule 20:45 - 23 Tetor, 2025

TIRANË- Analisti Roland Lami, në emisionin “Real Story”, u shpreh se sistemi zgjedhor në Shqipëri përcaktohet nga “dhuna e kartonëve” të shumicës, ndërsa proceset e reformës mbeten të kapura nga interesat e partive të mëdha.

Sipas Lamit, në çdo vend demokratik, sistemi zgjedhor ndikohet nga forcat kryesore politike, por në vende si Shqipëria, edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve kalojnë në filtrin e llogarive partiake.

“Sistemi zgjedhor përcaktohen nga dhuna e kartonëve të shumicës që kanë dy partitë kryesore, jo vetëm këtu, por në çdo sistem zgjedhor, por fatkeqësia që është karakteristikë për vende si ne, edhe rekomandimet që jepen, futen në filtrat e llogarive të dy partive kryesore”, tha ai.

Lami theksoi se procesi i reformës zgjedhore në Shqipëri “asnjëherë nuk ka qenë gjithëpërfshirës”, pasi është dominuar nga interesat e PS dhe PD. Një tjetër problem i theksuar nga Lami është mungesa e transparencës në financimin e partive politike. Ai kujtoi se, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga zgjedhjet, institucionet si KQZ ende nuk kanë publikuar informacion të plotë mbi financimet e partive pasi subjektet nuk kanë dorëzuar formularët.

“Procesi asnjëherë nuk ka qenë gjithëpërfshirës te ne kur flitet për  sistemin zgjedhor, sepse janë llogaritë e partive të mëdha.  Tre komponentë që theksohen me të drejtë: financimi i partive politike, potë shohësh deklarata e PD dhe PS asnjeri nuk shko te variant mos është më mirë që të kemi financime publike siç e kanë disa prej vendeve  të BE për të eliminuar dhe minimizuar mundësinë e infiltrimit të parave të pista, nuk e gjen.

Institucionet monitoruese të procesit të financimeve, duke filluar nga KQZ, e pe çfarë tha kreu i KQZ, ende s’na kanë ardhur formularët. Zgjedhjet kanë 6 muaj që kanë mbaruar, opinioni nuk i di se çka ndodhur qoftë me kontratën e kripur të PD , por edhe me parët e hedhura te PS. Nuk dimë se kush janë financuesit, sot pas gjashtë muajsh. Depolitizimi i administratës publike, është ndodhsha pretendimi i madh që të shkojmë në 100%  të administratës publike duke parë se si e kemi politizuar administratës publike, por mund të operohet me struktura të pjesshme të depolitizuar.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!