Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Celibashi: Forcat e reja politike e kanë të vështirë të gjejnë hapësirën e tyre, sistemi ynë nuk i favorizon

schedule20:29 - 23 Tetor, 2025

schedule 20:29 - 23 Tetor, 2025

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për raportin e ODIHR për zgjedhjet, duke u ndalur edhe tek partitë e reja.

Gjatë intervistës, Celibashi tha se sistemi aktual nuk është shumë favorizues për partitë e reja, ndërsa shtoi se ky problem nuk është vetëm në vendin tonë.

“Jo vetëm këtu në Shqipëri por edhe në realitet ku standardi i demokracisë është më lart se ne ekziston kjo problematikë, ku të vjetrin më vështirë i hapin rrugë të rinjve. Është gjithmonë kjo pamundësia e forcave të rejave politike që të gjejnë hapësirën e tyre”, tha ai.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!