Zgjedhjet e 11 majit u ‘vulosën’ nga raporti i OSBE-ODIHR i cili i cilësoi si zgjedhje konkurruese me disa pretendime për shkelje.
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ‘Tirana Live’ komentoi raportin e ODIHR por njëkohësisht dhe ‘raportin berishian’ me zgjedhje që i cilëson si farsë. Sipas Çupit, Berishës i duhet farsa për militantët dhe deputetë e tij dhe se lideri opozitar është mjeshtër i mashtrimit.
“Berisha ja ka vënë emrin farsë dhe aty rri sepse ajo farsa i duhet për militantët e vetë, deputetët, anëtarët e kryesisë. Do t’i mbajë nën sundim që të mos largohet.
Raporti i ODIHR të vetmen risi ishte që kishte votuar Diaspora dhe sigurisht që do e përmendte. Berisha e konsideron të pavërtetë siç konkurron që zgjedhjet janë farsë.
Berisha është mjeshtër i mashtrimit dhe përdorimit të eufemizmave, edhe kështu edhe ashtu.”
Më tej, Çupi komentoi akademinë në selinë blu duke përmendur se akademizëm nuk ka padur qysh në ditët e para të formimit të partisë dhe se Berisha duhet të jepte leksione sesi bëri grushtin e shtetit apo sesi furnizoi Millosheviçin me armë.
“Akademizëm nuk ka qysh në ditët e para të formimit, akademi nuk kishte në zgjedhjet e para. Në vend që të jepte leksione, ishin prapë fraza për mbajtjen e pushtetit. Duhet ta këshillonte njërin që mos të marri në makinë rrumin e Shijakut se do të vrasin bashkë me të, e ka fjalën për Arjan Ndojin. Aty janë xhaketa të vjetra, Këllicit i thotë i ri ndërkohë që ka shkuar në lavazhin e zgjedhjeve dhe ka humbur.
Duhet të jepte leksione sesi e bëri grushtin e shtetit, si e furnizoi Millosheviçin me energji, do të jepte leksione si e mban partinë si sundimtar në Lindjen e Mesme dhe sesi ka arritur të shpallet i pacënueshëm në pushtetin e vetë.“, tha Çupi./abcnews.al /


