Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real, mesazh para “El Clasico”/ Madrilenët mundën 1-0 Juventus në Champions League

schedule12:53 - 23 Tetor, 2025

schedule 12:53 - 23 Tetor, 2025

U ndjenë krejt ndryshe në përfundim. Një duel kaq klasik i Championsit si Real-Juventus, dha kaq pak në fushë, por pati një ndikim të anasjelltë për të dyja “taboret”.

Madrilenët, edhe pse nuk bindën dhe duhet t’i puthin duart portierit Kurtua, morën një fitore tepër të rëndësishme, duke qenë në majat e renditjes dhe të qetë për kualifikimin.

Po ashtu, me më shumë moral përpara El Klasikos ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

“Zonja e Vjetër” në të kundërt, u zhyt edhe më keq në Ligën e Kampionëve, me vetëm një pikë në tri ndeshje, e pa asnjë fitore, ndërsa punët në Serinë A për momentin janë si mos më keq.

Në tempullin madrilen të futbollit vendosi një gol i anglezit Xhud Belingham, që më në fund po kthehet në formë, ndonëse më I miri në fushë ishte ai që ka qenë më I kritikuari, sulmuesi brazilian, Vinisius.

Komentet mediatike nga Spanja dhe Italia ishin të kundërta.

“Me pikë të plota dhe me moral të plotë, – thërret me kënaqësi “Marka” nga Madridi, – goli I Belinghamit dhe paraqitja e Kurtuasë e bëjnë ekipin me krah në prag të El Klasikos!”

“Juventus pa gol, – qorton “La Gazeta delo Sport nga Italia, me foton e Vlahoviçit në kopertinë, – Champions, mundet nga Reali! Paguhen gabimet e Vlahoviçit dhe Opendës!”

Trajneri madrilen, Shabi Alonso, u shpreh I kënaqur.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, dhe ajo pati dy fytyra. Mendoj se pjesa e parë nuk ishte në nivelin që donim, dhe kjo na kushtoi. Pas pushimit dolëm në fushë shumë mirë dhe goli na ndihmoi për të krijuar momentet tona më të mira. Patëm raste për ta “vrarë” ndeshjen, por po ashtu kemi një portier të madh si Tibo, që shfaqet atëherë kur duhet në mbrëmje të tilla të mëdha. Nuk ishte e lehtë, por morëm tri pikë të tjera dhe jemi të kënaqur”.

Më i shqetësuar u duk Igor Tudor i Juves.

“Ne bëmë atë ndeshje për të cilën ishim përgatitur. Përshtypja ime është që na mungon një gol, meritonim një gol. Jemi të dëshpëruar. Kjo ishte një humbje, por skuadra e tregoi veten dhe kjo është gjëja më e rëndësishme momentalisht. Bëmë një paraqitje të mirë, atë që donim bënim. Nuk është e lehtë të vish në “Santiago Bernabeu” dhe të përballesh me Realin. Duhej të ishim edhe të kujdesshëm. Mund të luanim edhe më mirë, por këtu ndikoi kundërshtari”.

Natyrisht, Reali e kishte mendjen tek e diela, pasi në kalendar është sfida më e madhe e vitit. Shabi Alonso nuk mundi të bënte rotacion, por energjitë u kursyen. Për fat, thuajse të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion për derbin e La Ligës ndaj Barcelonës, me përjashtim të mbrojtësit Rydiger./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!