Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi bashkëshortin në gjumë / Historia e rrallë e Ida Voglit, gruas që sfidoi dhimbjen me fjalë e muzë

schedule08:54 - 23 Tetor, 2025

schedule 08:54 - 23 Tetor, 2025

Sot, në studion e ABC-së së Mëngjesit të ABC, rrëfeu historinë e saj Ida Vogli, një grua që përmes dhimbjes mësoi të rigjente veten, duke e kthyer trishtimin në art e fjalët në shërim.

Ida tregoi se si jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pas humbjes së papritur të bashkëshortit, i cili ndërroi jetë në gjumë nga një sulm në zemër. Një ngjarje që e la të thyer shpirtërisht, me një djalë vetëm një vjeç në krah dhe me pasiguri të mëdha për të ardhmen.

“Kalova një periudhë shumë të vështirë”, rrëfeu ajo me zë të dridhur. “Preka depresionin, nuk dija si të vazhdoja, për mbi 3 vite isha plot ankthe e sulme ankthi… por gjeta një strehë në shkrim. Aty gjeta veten, forcën, dhe rrugën drejt shërimit.”

Ajo, që kishte studiuar për Shkenca Ekonomike, shumë larg botës së artit e letërsisë, nisi të shkruante poezi natën, kur djali flinte. Fjalët u kthyen në terapi, në frymëmarrje, në jetë. “Nuk qaja më me lot, qaja me fjalë, me vargje,” tha ajo sot në studion e abc së mëngjesit.

Nga ajo periudhë e errët lindën librat e saj me poezi e sot Ida ka në dorë edhe një një roman që flet për jetën.

Sot, katër vite pas humbjes, Ida është kthyer në një shembull të forcës së gruas dhe nënës shqiptare. Ajo vazhdon të shkruajë, të udhëtojë, të kërkojë frymëzim në natyrë. “Hiking-u më ndihmon të mendoj, të frymëzohem, të marr frymë ndryshe”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!